Një serb prezanton dokument të falsifikuar në kufi, arrestohet nga policia

Një i dyshuar, shtetas i Serbisë, është arrestuar mbrëmë në Jarinje.
Ai dyshohet të ketë paraqitur një dokument të falsifikuar në vendkalimin kufitar, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari prezantoi një dokument për transportin e ngarkesës, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili dyshohet të ketë qenë i falsifikuar.
“I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Automjeti me ngarkesë, për shkak të sigurisë dhe peshës, është dërguar në terminalin doganor të Mitrovicës./Indeksonline/