75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / MSH

Osmanit i mblidhen kryetarët e partive, takimi nis pas pak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kryetarët e partive politike që kanë mandat në kuvend, në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi ishte ftuar për në orën 14:00 dhe veçse kanë filluar të mblidhen aktorët, shkruan Indeksonline.

Në takim ka mbërritur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ministri Faton Peci.

Në takim, deri tani, nuk ka arritur askush nga kryesia e LVV-së./Indeksonline/