Bordi i drejtorëve të AKP-së miraton transakcionet e Shal -66

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera shqyrtoi raportet mujore të menaxhmentit dhe miratoi raportin 3-mujor për kuvend për Komisionin parlamentar për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për periudhën prill-maj-qershor 2024.
Këtu Bordi i drejtorëve pas shqyrtimit të secilit rast veç e veç i aprovoi transaksionet e SHAL 66 menaxhmentit (18 aprovime dhe 10 refuzime).
Gjatë kësaj mbledhje Bordi i drejtorëve miratoi shpalljen e valës së re të shitjeve – Shitja e aseteve përmes Likuidimit nr. 68 e cila do të publikohet së shpejti. Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin e Komisionit për përcaktimin e statusit të ndërmarrjes OP “Agrokosova Commerc” Export – Import, Prishtinë, Kosovë si pronë shoqërore.
Përveç kësaj, Bordi… diskutoi dhe miratoi raportin rekomandues të Komisionit të banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore ( me 5 aprovime dhe 2 refuzime). Po ashtu Bordi i drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të auditimit të brendshëm për periudhën janar – qershor 2024.
Në këtë mbledhje, Bordi… miratoi kërkesat e Autoritetit të likuidimit lidhur me kërkesat për transferimin e kontratave të qirasë te NSH Tregu, kërkesat për qiradhënie te NSH Tregu, ndërkaq miratoi ndryshimin e kontratës së qirasë për qiramarrësin e NSH Farmakos Bes Vak International 0 NSH Farmakos (pas vendimit të Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme për njohje të pronësisë për ngastrën nr. 9010/3 ZK Prizren).
Në vijim, Bordi i drejtorëve miratoi propozimin Autoritetin të likuidimit për korrigjim në shpërndarje të mjeteve në likuidim për NSH Celiku GJI060 si dhe mori vendim që të fillojë likuidimi i dy NSH-ve si në vijim: PRN197 “Uniprom” – Prishtinë -dhe PRN209 “Zhitomlin” – Svetozarevë.
Për më tepër në këtë takim Bordi i drejtorëve diskutoi dhe miratoi rastet rekomanduese të shitjeve direkte (21 aprovime dhe 31 refuzime).