Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbrëmjes së sotme ka marrur në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, për nder të shënimit të Ditës Kombëtare.
Në fjalën e tij Kurti falënderoi Zvicrën për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës përgjatë viteve
“Me kalimin e kohës, lidhjet tona janë intensifikuar dhe janë zgjeruar. Ne kemi bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe jemi mirënjohës për vendosjen e misionit Sëisscoy, e cila ka rritur sigurinë e vendit tonë. Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndër shumë bashkëpunime të tjera.” u shpreh Kurti.
Më tutje Kurti ka rikujtuar edhe vizitat e shpeshta dhe ato të fundit drejt Zvicrës, të cilat kanë shërbyer jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve mes shteteve, por edhe rritjes së kontakteve me diasporën tonë atje./Indeksonline/