Kapet në Dubai shqiptari i shumëkërkuar

Ka rënë në pranga në Dubai shqiptari i shumëkërkuar nga policia italiane, Dorian Petoku 35 vjec.
Nga delegacioni i Drejtorisë Antimafia, në përfundim të koordinimit të vazhdueshem dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Komandës provinciale të Guardia di Finanza të Romës, Departamentit Il te Komandës se përgjithshme te Guardia di Finanza, Shërbimit për bashkëpunimin ndërkombetar policor të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Dubait, një trafikant i njohur droge, eksponent kryesor i krimit shiptaro-romak dhe tashmë i përfshirë në listën e “të arratisurve të rrezikshëm”.
Shqiptari Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga Qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.