75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 02 Gusht 2024 / k.v

Djegia e veturave në “Breg të diellit”, policia jep detaje për rastin (Video/foto)

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga Flora Ahmeti, zyrtare për informim në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 05:00, është raportuar se  në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri, është djegur tërësisht ndërsa një automjet tjetër që ka qenë i parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë Ahmeti. 

Sipas saj, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. 

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/