75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 02 Gusht 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Artem Dovbyk lojtari më i ri i Romës

Artem Dovbyk edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Romës.

Sulmuesi ukrainas u transferua nga skuadra e Gironas për një shumë 30.5 milionë euro plus 5.5 milionë euro bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, shkruan IndeksOnline.

Girona po ashtu do të përfitoj edhe 10 për qind të shitjes së tij në të ardhmen.

Dovbyk ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

27 vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Gironan, duke shënuar 24 golav dhe tetë asistimeve në 36 ndeshje të luajtura në La Liga, ku fitoi edhe çmimin e golashenuesit më të mirë.

Ai te Roma do ta vesh fanellën me numrin 11./IndeksOnline/