75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Hana Beiqi eliminohet nga ‘Paris 2024’, renditet e fundit

Notarja e Kosovës, Hana Beiqi është renditur në vendin e fundit në disiplinën 50 m stil i lirë.

15-vjeçarja përfundoi me kohë 27.34 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.

Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për LA28./IndeksOnline/