75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Gresa Bakraçi nuk arrin cakun, por mban primatin e atletës së parë kosovare në Lojërat Olimpike

Pas rezultatit zhgënjyes ditën e premte, atletja kosovare, Gresa Bakraçit iu dha mundësia të garojë edhe njëhërë.

Bakraçi përsëri u rendit e fundit në garën 800 metra, me kohë 2.18 sekonda, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara mbrëmë në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish.

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu dha edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

Megjithatë, garuesja jonë nuk ia doli të kualifikohet as në mundësinë e dytë, kështu që e mbyll aventurën në ‘Paris 2024’.