75 Mall Live Search
20:35 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / G T

Mirlind Daku tregohet fantastik, bën super asist te Rubin Kazan

Skuadra e Rubin Kazan ka barazuar 2:2 ndaj Khimik në ndeshjen e javës së tretë në elitën e futbollit rus.

Golin për dytë për ekipin e Kazanit e realizoi Jukic në minutën e 65’të.

Jukic shënoi pasi mori një super asist nga Mirlind Daku. Sulmuesi shqiptar nuk u tregua vetjak, pasi bëri super asist te bashkëlojtari i tij.

Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi pikërisht Mirlind Daku në minutën e 45’të nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/