Kjo ishte arsyeja pse ndeshja mes Realit dhe Barçës u ndërpre për pak minuta

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Madridit në miqësore e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në Amerikë me rezultatin 2:1.
Megjithatë ndeshja që ka nisur në ora 01:00 pas mesnate në New York është ndërprerë pas 13 minutave lojë, shkruan Indeksonline
🚨🚨| The Barcelona and Real Madrid players are being taken off the pitch due to a lightning. pic.twitter.com/A0i2f0PhL4
— CentreGoals. (@centregoals) August 3, 2024
Një rrufe e fuqishme pranë stadiumit ka bërë që gjyqtari t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore.
Vendimin e gjyqtarit nuk e pritën aspak mirë futbollistët e të dyja skuadrave që donin të vazhdonin lojën përkundër kushteve atmosferike./Indeksonline/