75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 04 Gusht 2024 / LB

E futën me forcë në veturë dhe e plaçkitën në Prishtinë, burri thotë se dy persona me maska i kërkuan ta mbyllë biznesin

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në orët e vona të së enjtes, dy persona me maska e kishin grabitur nga banesa dhe e kanë dërguar në veturën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja, ku sipas raportit ditor policor citohet viktima të ketë thënë se dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës ia kishin vjedhur paratë dhe dy kartela bankare.

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa  kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia po e heton rastin.