Hoxhaj për vdekjen e historianes Emine Arifi Bakalli: Një grua model në emancipimin e gruas shqiptare

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për vdekjen e profesoreshës së Universitetit të Prishtinës, Emine Arifi Bakalli.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, për z. Arifi-Bakalli tha se ishte një nga historianet më të shquara në Universitetin e Prishtinës, studiuese udhëheqëse mbi marrëdhëniet shqiptare-serbe dhe një grua model në emancipimin e gruas shqiptare, që besoi çdoherë dhe i shërbeu gjithnjë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.