75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 04 Gusht 2024 / Gj. Sh

Nazmi Gripshi shënon përsëri, i sjell fitoren Astanas në minutat shtesë

Nazmi Gripishi po shkëlqen në Kazakistan, te skuadra e Astanas.

Futbollisti shqiptar i cili u largua nga Ballkani, ka shënuar golin e tretë në katër ndeshje të zhvilluara, shkruan IndeksOnline.

Ai sot shënoi golin e fitores së Astanës ndaj skuadrës së Turan.

Gripshi u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të derisa me golin e tij të shënuar nga penalltia në minutën e 91-të, siguroi fitoren dhe tre pikë për Astanan.

27-vjeçari fitoi edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes./IndeksOnline/