75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / FR

Vdekja e një personi në Shtupeq të Rugovës, i lënduari gënjeu se nuk ishte shofer, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për aksidentin mr fatalitet në Shtupeq të Rugovës.

 Sipas policisë, personi i lënduar ka gënjyer gjatë intervistimit, duke thënë se nuk ishte shofer.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për Alban Muriqin.

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё.

Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona,motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion.

Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.