75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / mp

Banorët e Shipolit pa ujë që nga dje, KRU “Mitrovica”: Po punojmë intensivisht për rikthimin e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm në fshatin Shipol.

Ndërprerja ka ndodhur nga dje, teksa KRU “Mitrovica” ka thënë se po punojnë intensivisht.

“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijshëm në Shipol i cili që nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.