Mefi “fyt për fyt” me BE-në

Mefail Bajqinovci vazhdon të kritikojë qasjen e BE-së ndaj Kosovës. Deputeti i Vetëvendosjes e ka kritikuar tani gjuhën e Stanos ndaj Kosovës duke e sygjeruar që të njëjtën ta përdorë ndaj Serbisë.
“Këtë gjuhën e ashpër që e ka Stano dhe BE-ja ndaj Kosovës bëjnë më mirë që ta ruajnë dhe ta përdorin më shpesh ndaj Serbisë.
E para, sepse Serbia e meriton, duke marrë parasysh që në ftyrë ua thotë që nuk e respektojnë marrëveshjen bazike. E këta nuk bëjmë ciu.
E dyta, sepse mund t’u kryejë punë më shumë sesa me Kosovën”, shkruan Bajqinovci në Facebook./Indeksonline/