75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / LB

Ikën nga spitali një i burgosur, i akuzuar për fajde

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.XH. Ai ishte i akuzuar për vepren penale – fajde.

“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK-ja ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.