75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / L K

Roma i pikas dy lojtarë të Milanit, për t’i dhënë Abrahamin

Daniele De Rossi nuk llogaritë fare në shërbimet e sulmuesit Abraham në sezonin e ardhshëm. Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e sulmuesit anglez.

Roma po mendon ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shkuar në një ofertë shkëmbimi.

Saelemaekers ose Okafor janë dy lojtarët që i preferon De Rossi.

Do të jetë e vështirë për t’i marrë që të dytë, andaj njëri nga ta me shumë gjasë mund të përfundojë në kryeqytet./Indeksonline/