Dugolli: Dita kur do të hapet Ura e Ibrit “është jo shumë larg”

Nga Lëvizja Vetëvendosje po insistojnë që Ura e Ibrit të hapet për çarkullim.
Kjo për faktin që edhe gjatë ditës së sotme deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli ka thënë se dita kur do të hapet Ura e Ibrit ‘’është jo shumë larg’’
“Ura është simbol i bashkimit, i afërmit të dy skajeve, pra është një objekt deri tani padrejtësisht është shndërruar në një pengesë e komunikimit, të lëvizjes së lirë të qytetarëve e të automjeteve. Tani i ka ardh koha, është moment i duhur, i volitshëm që edhe ajo të hapet dhe të jetë e qasshme”, deklaroi Dugolli në RTV Dukagjini.
Kjo deklaratë e deputetit të Vetëvendosjes vjen pavarësisht kërkesave nga SHBA-ja, QUINT-i dhe Bashkimi Evropian për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme mbi këtë urë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, janë parë këtë të martë në një vizitë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Ata kanë qenë të shoqëruar edhe nga zëvendësministri Hysen Durmishi.
Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjete sociale ata inspektuan zonën, ku ndodhet Ura e Ibrit, të cilën Qeveria e Kosovës ka paraparë ta hapë së shpejti për qarkullim./Indeksonline/