Vdes tragjikisht djali i Serginhos, legjendes së Milanit

Ish-futbollisti brazilian, Serginho, është në zi.
Legjenda e Milanit sot e ka përjetuar vdekjen tragjike të djalit të tij 20-vjeçar, Diego, shkruan IndeksOnline.
Klubi kuqezi përmes një postimi në Twitter, e ka ngushëlluar Serghinon për humbjen e djalit.
”Ne mblidhemi rreth Serginhos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmone ne zemrat tona.”, thuhet në postimin e Milanit.
Serginho edhe pas pensionimit, kla vazhduar të jetë pranë skuadrës rosonere./IndeksOnline/