75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / Gj. Sh

Atleti tremb shikuesit në Lojërat Olimpike, rrëzohet gjatë garës dhe humb ndjenjat (VIDEO)

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Lojërat Olimpike ”Paris2024”.

Atleti etiopian, Lamecha Girma, i cili është mbajtësi aktual i rekordeve botërore, u rrëzua gjatë garës së vrapimit në finalen e 3000 metrave me pengesa, shkruan IndeksOnline.

Ai u rrëzua në përpjekje për të kapërcyer një nga pengesat e fundit të garës, duke humbur edhe ndjenjat për disa çaste.

Gara vazhdoi por tifozët vëmendjen e kishin te atleti etiopian.

Girma ka goditur me pjesën e sipërme të shpinës direkt në tokë, derisa stafi shëndëtosr pas ndihmës së parë e largoi nga fusha të imobilizuar në barelë./IndeksOnline/