75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / L K

BE-ja kërcënon Kosovën me vendosjen e masave të reja ndëshkuese

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka paralajmëruar masa të reja kundër Kosovës. Këto masa sipas Stanos janë si përgjigje e BE-së ndaj veprimeve siq i quan ai “përshkallëzuese” të Qeverisë së Kosovës.

“Në vend të hapave që do çonin drejt depërshkallëzimit, po ndërmerren shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen. Hapat e Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinuara dhe të njëanshme”, ka thënë sot Stano./Indeksonline/