Sherr mes dy skuadrave pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, përfshihet edhe Ilir Daja (VIDEO)

Nuk ka përfunduar në menyrën më të mirë të mundshme ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes.
Skuadra nga Irlanda e Veritu fitoi me rezultat 1-0, me një gol të shënuar në minutën e 89-të, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes ka plasur një sherr në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Dyshohet se futbollistët mysafirë kanë provokuar lojtarët e Ballkanit, e aty është përfshirë edhe trajneri, Ilir Daja.
IndeksOnline ka siguaruar pamje nga përleshja mes futbollistëve.