75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 09 Gusht 2024 / mp

Shoqata “Ngritja e zërit” dorëzon në Kushtetuese vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës drejtuar kundër Qeverisë së Serbisë

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve te Gjykatës Supreme të Kosovës, drejtuar kundër Qeverisë së Serbisë.

Jahir Bejta kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesat e tyre janë që gjykatat kosovare të mos u hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria e Serbisë, për këtë ai ka thënë se janë dorëzuar këto vendim në Kushtetuese.

Ai ka shtuar se do të përpos kërkesave në gjykatat vendore do të vazhdojnë që të kërkojnë drejtësi per krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.