75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 09 Gusht 2024 / Gj. Sh

Femrat e Gjermanisë ‘hakmerren’ ndaj Spanjës, fitojnë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike

Kombëtarja e femrave të Gjermanisë e kanë fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimike ”Paris2024”.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Gjermania e mposhti kombëtaren e Spanjës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Giulia Gwinn, e cila u tregua e sakt nga penalltia në minutën e 66-të.

Spanja në fund e kishte mundësinë për ta barazuar rezultatin dhe për ta quar ndeshjen në vazhdime, por Alexia Putellas humbi penalltinë në 90+8.

Goditjen e saj e lexoi portierja gjermane duke i dhuruar kombëtares së saj medaljen e bronztë./IndeksOnline/