Xhami e Çarshisë në Prishtinë, cak i një vjedhjeje

Gjatë ditës së sotme, Xhami e Çarshisë në Prishtinë, ka qenë cak i një vjedhjeje.
Këtë e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Është iniciuar një rast në stacionin policor qendra në Prishtinë, vjedhje e rëndë në tentativë. Jemi duke ndërmarrë veprime në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti.