Klinë e Ulët/ Varroset Faton Hajrizi

Ka përfunduar ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit në vendlindjen e tij në fshatin Klinë e Skenderajt.
Në varrimin e tij morën pjesë mijëra veta.
Prezent ishin edhe prindërit e Fatonit të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.
Faton Hajrizi për disa javë radhazi ka qenë në qënder të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe./IndeksOnline/

