I digjet shtëpia, nuk dihen rrethanat
Një personi i është djegur shtëpia. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prapashticë të Prishtinës.
Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar.
“Fshati Prapashticë, Prishtinë 15.01.2018-19:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur shtëpia e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale (vlera e të cilit nuk është përcaktuar) nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/