“Pantera e zezë” fotografohet në Ibiza, shfaqet mahnitëse

Modelja e aktorja e famshme Naomi Campbell është filmuar këto ditë në një jaht luksoz në Ibiza të Spanjës.
Modelja 54-vjeçare shoqërohej nga aktorja dhe këngëtarja meksikane Eiza Gonzalez (34) dhe disa miq të tjerë, transmeton Indeksonline.
Naomi është fotografuar pasi ka dalë nga deti dhe ka pushuar në një jaht. Ajo veshi sytjena rozë dhe duke shfaqur linjat e lakmueshme.


Një nga femrat më të bukura në botë
Shumë e quajnë Naomi Campbell një nga femrat më të bukura në botë. Naomi është një supermodele, aktore dhe këngëtare britanike me prejardhje Karaibe-Kineze. Në botën e modës, ajo quhet Pantera e Zezë.
Ajo e filloi karrierën e saj në moshën shtatë vjeçare kur luajti një nxënëse në videon e Bob Marley “Is This Love?”. Ajo hyri në botën e modës në moshën 15-vjeçare kur u afrua nga një agjent mode, me agjencinë e të cilit nënshkroi një kontratë.

Ajo përjetoi kulmin e karrierës së saj në fillim të viteve 1990, kur ishte modelja më e njohur dhe më e paguar me Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Cindy Crawford dhe Christy Turlington.
Ajo është shfaqur në një sërë videoklipesh për muzikantë si George Michael, Michael Jackson, Jay Z, Macy Grey dhe shumë të tjerë./Indeksonline/