75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / L K

Besa e Pejës me fanela si të Spanjës

Besa e Pejës i ka prezantuar fanelat e reja me të cilat do të garojë në Ligën e Parë. Fanella e verdhë është e para për skuadrën pejane, ndërsa e kuqja është fanella e dytë.

Bie në sy fanella e dytë e Besës e cila ngjason me atë të kampionëve të Evropës, Spanjës.

“Sot, me krenari të madhe, prezantojmë fanelat tona të para, verdh e zi, që do të na udhëheqin në çdo betejë që na pret. Ky është më shumë se një dres, është simbol i sakrifices dhe djersës së derdhur, i traditës dhe krenarisë që na bashkon. Me këto ngjyra dhe me stemen në gjoks, do të luftojmë për çdo centimetër, për çdo gol, për çdo fitore. Ky është flamuri ynë, kjo është historia që po shkruajmë bashkë. Për Pejen, për traditen dhe për lavdin tonë” thuhet në njoftimin e FC Besa Peja./Indeksonline/