75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / Gj. Sh

Qeveria hungareze vendos Kosovën e medaljet e saj olimpike si pjesë të Serbisë, reagon ashpër Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj publikimit të qeverisë hungareze, e cila i futi medaljet e Kosovës si të Serbisë. 

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë. Paçit fat herën tjetër me gjeografinë.”, ka shkruar Hoxhaj.