75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 13 Gusht 2024 / mp

Kryetarja e bordit të OSHP-së jep dorëheqjen për t’u bërë notere, kjo është letra që i dërgoi Konjufcës

Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e bordit të Organit Shqytrues të Prokurimit (OSHP) ka dhënë dorëheqjen, për të vazhduar me detyrën e noteres në territorin e Ferizajt.

Lajmin për dorëheqje nga pozita e kryetares së Bordit të gjyktës së tenderëve e ka konfirmuar për “Indeksonline” vetë Mexhuani. Ajo tha se profesioni i noterës ishte një ëndërr për të.

“Profesionin e noteres e kam pas ëndërr. Edhe puna në OSHP ka qenë punë e mirë, mirëpo unë do të vazhdojë me profesionin e noteres në territorin e Ferizajt”, tha Menxhuani.

Indeksonline e ka siguruar letrën e dorëheqjes ku Mexhuani i ka dërguar kryetarit të kuvendit Glauk Konjufcës për dorëheqjen.

Dokument:

Ndryshe, Gradinaj-Mexhuani u emërua notere më 15 korrik të këtij viti dhe, sipas Ligjit për noterinë, ajo ishte e obliguar të japë dorëheqje nga pozita e saj zyrtare brenda 30 ditëve nga emërimi./Indeksonline/

“Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30-ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.