Vetaksident në Llukar të Prishtinës, policia në vendin e ngjarjes (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Llukar të Prishtinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vetura ka përfunduar me katër rrota përpjet në mes të rrugës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/