75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 16 Gusht 2024 / S Z

ZKA: Caritas Kosova u pagua nga komunat pa asnjë mbikqyrje

Caritas Kosova është paguar nga komunat pa asnjë mbikqyre, por vetëm bazuar në raportet periodike që vet Caritas Kosova u dërgonte komunave. Këshut thuhet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“ Këto raporte nuk u mbikqyrën para se të bëhen pagesat ndaj Caritas Kosova, e gjithashtu, komunat nuk kanë angazhuar asnjë person përgjegjës për mbikqyrjen e ofrimit të shërbimeve nga Caritas Kosova”, thuhet në raport.

Bazuar në të gjeturat e ZKA-së vihet re  se çfarëdo raporti financiar që i’u është dërguar Komunave nga Caritas Kosova, ato janë shëndrruar në fatura të pagesave menjëherë dhe janë paguar menjëherë nga Komunat e Kosovës, specifikisht nga Komuna e Prizrenit, Ferizajit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Këtë e thot vetë ZKA-ja në raportin e saj lidhur me këto çështje.

Kjo situatë e pa-monitoruar nga Komunat, sipas raportit të  ZKA-së u konsiderua si një lëshim i madh, për arsye se konsiderohej që duhet të ketë “hallkë të monitorimit” dhe nuk mundet që një Operator, t’i  dërgojë raporte për pagesë Komunës dhe Komuna të i paguajë pa i verifikuar aspak.

Bazuar në këtë sipas  situatë, Caritas Kosova do të mund t’I faturonte komunës 100,000 euro, pa kryer asnjë shërbim për ato 100,000 euro dhe  Komunat do ta paguanin.