75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 16 Gusht 2024 / Gj. Sh

Rritet fluksi i automjeteve për të dalë nga Kosova, deri 4 orë pritje në Merdare

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, nuk po ulen, përkundrazi ato sa shkojnë e rriten.

Në pikën kufitare të Merdarit, pritjet vijojnë deri në katër orë, e kolonat deri në dy mijë metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare, Dheu i Bardhë gjithashtu pritje ka deri në një orë e gjysmë, dhe në Mutivodë deri në një orë.

Në pikat tjera, nuk ka dhe aq fluks të madh të pritjeve, maksimalja deri në 20 minuta.