75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 17 Gusht 2024 / Gj. Sh

Vazhdon zjarri me përmasa të mëdha në fshatrat e Podujevës (Video)

Një zjarr i madh është përhapur në fshatin Përpallac të Podujevës i cili po shkon në drejtim të Potokut.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Ata kanë thënë se zjarri është përhapur nga kufiri me Serbinë, fshati Metohi.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.