Mesfushori i Nottinghamit pëson lëndim serioz në ndeshjen e parë të sezonit

Mesfushori i Nottingham Forest, Danilo, ka pësuar një lëndim tejet të rëndë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
23-vjeçari u godit rëndë në këmbë që në minutën e 8 të ndeshjes me Bournemouth, shkruan Indeksonline.
Në një dyluftim për topin, braziliani u godit nga sulmuesi Semenyo, teksa në raportimet e para dyshohet se edhe mund të ketë thyer këmbën.
Ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë, duke e bartur jashtë fushës.
Më poshtë pamje nga momenti tragjik:
Wishing Nottingham Forest’s Danilo a speedy recovery that looked proper nasty 😳pic.twitter.com/9Ou1Rg8bSW
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) August 17, 2024