75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 17 Gusht 2024 / MSH

Noizy u lirua, por jo edhe DJ i tij

Noizy dje u lirua nga paraburgimi, por jo dhe miku i tij Dj Crax.

Noizy në kontaktin e parë me telefonin ka bërë postime të pandalshme për DJ-në e tij.

Ai ka thënë se Crax nuk është liruar akoma, për shkak se nuk është shtetas i Shqipërisë dhe procedurat nuk janë të njëjta për të.

“Më i vërteti. Shumë shpejt do lirohet personi që s’mu nda kurrë edhe në ditët më të vështira. Procedurat, për fat të keq, s’mund të jenë të njëjtat, për shkak se nuk është shtetas i Shqipërisë. Por Crax do të jetë shumë shpejt duke bërë atë që din të bëjë më së miri “, ka shkruar reperi në Instagram.