Aksident mes katër veturave në Pejë, lëndohet një person

Indeksonline ka raportuar më herët për një aksident në Vitomericë të Pejës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmaur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku bëri të ditur se 4 vetura janë përfshi në aksident dhe një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, tha Gashi./Indeksonline/