75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 18 Gusht 2024 / FR

Mbi 6 milionë turistë e vizituan Shqipërinë në shtatë muaj

6.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në korrik të 2024-ës.

Kështu ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”, ka shkruar Veliaj në Facebook.