75 Mall Live Search
16:31 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / FR

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person me pesë plumba në trotuarë

Krisma armësh janë dëgjuar mesditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia thanë se, një person ka mbetur i plagosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si ‘Komuna e Parisit’.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me ngjarjen. I plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet.