75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 20 Gusht 2024 / L K

Sulmohet seksualisht një femër në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Leposaviq ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përcjell IndeksOnline.

“Më 19.08.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.