75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 20 Gusht 2024 / mp

Shpërthejnë ujërat e zeza në Bërnicë, rrezikohen objektet e banimit!

Disa shtëpi të cilat ndodhen përskaj autostradës Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërnicë, janë vërshuar nga ujërat e zeza. Kjo ka ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit të shiut të cilat kanë nxjerr në sipërfaqe kanalizimet, transmeton IndeksOnline.

Banorët janë ankuar për situatën e krijuar dhe kanë kërkuar nga autoritete të intervenojnë për të mënjanuar rrezikun e përhapjes së ndonjë epidemie.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen ujërat e zeza në sipërfaqe: