Miqtë e Matthew Perryt vizituan varrin e tij për ditëlindje, i lanë një mesazh të veçantë

Ylli i Friends, Matthew Perry, vdekja tragjike e të cilit tronditi botën vitin e kaluar, do të kishte festuar dje ditëlindjen e tij të 55-të.
Me këtë rast miqtë e vizituan varrin e tij, të cilin e zbukuruan me lule dhe qirinj dhe i lanë një mesazh të veçantë, të gdhendur në një pllakë në formë zemre, transmeton Indeksonline.

“Kushdo që të kishte në jetën e tij ishte i lumtur. Trim Matthew, do të na mungosh gjithmonë dhe përgjithmonë. Zemër e madhe dhe e vërtetë, nuk u dorëzua kurrë. Faleminderit që na bëre të qeshim mik i dashur”, shkruhej në pllakë.
Në lidhje me vdekjen e tij së fundmi janë arrestuar disa persona
Si për kujtesë, Perry kishte një histori të gjatë varësie dhe vitin e kaluar ai u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij luksoze në Los Angeles me nivele jashtëzakonisht të larta të ketaminës në trupin e tij.
Sipas aktakuzës, dy mjekët fillimisht e furnizuan aktorin me ketaminë dhe kur ilaçet u bënë shumë të shtrenjta, ai i merrte ato nga burime të tjera, përfshirë një grua të njohur si “Mbretëresha e Ketaminës së Los Anxhelosit”.
Ata përfituan nga problemi i tij i varësisë
Jasveen Sangha (41), “Mbretëresha e Ketaminës”, Dr. Salvador Plasencia (42), Dr. Mark Chavez (54) dhe asistentët personalë të aktorit Kenneth Iwamasa (59) dhe Eric Fleming (54), u arrestuan. BBC raporton se hetimi zbuloi një rrjet të gjerë kriminal të furnizuesve të ketaminës, të cilët furnizonin drogën te Perry dhe përfitonin nga problemet e tij të varësisë.
Policia tha se të dyshuarit panë një mundësi për të bërë para shpejtë dhe ngarkuan deri në 2,000 dollarë për një shishe ketamine, e cila zakonisht kushton 12 dollarë./Indeksonline/