75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 20 Gusht 2024 / AR

S’përmbahet Naomi, e puth DJ-n në buzë

Naomi Campbell nuk kaloi pa u vënë re nga turma që po festonte në një klub të Mykonosit.

Supermodelja ndodhet në Greqi për disa ditë pushime dhe zgjodhi ishullin e erërave, siç shihet në videot që qarkulluan në Tik Tok grek gjatë 24-orëve të fundit. Ajo u pa me syze dielli, duke kërcyer në një vend të njohur në ishull dhe disa nga klientët e kapën atë në kamerat e tyre për të postuar më pas në rrjetet sociale.

Në një nga këto klipe, supermodelja shihet duke u puthur në buzë me DJ Rampa, e cila po luante muzikë në këtë event, duke treguar se mund të ketë qenë aty për të.

@theonemykonos Rampa and Naomi 🪭❤️‍🔥 #keinemusik #naomicampbell #rampa #scorpios #scorpiosmykonos #viral #foryou #foryoupage @Rampa ♬ original sound – The One Mykonos