75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 20 Gusht 2024 / L K

Kurti mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zgjasë deri më 22 gusht.

Para fillimit të saj u mbajt dhe pritja me mysafirët ndërkombëtarë, e ku kryeministri u takua e bashkëbisedoi me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe presidenten e NDI-së, Tamara Wittes, ndër të tjerë.

Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare Demokratike të natës së parë, folës kryesor ishin edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zonja e Parë, Jill Biden, ish-sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton, si edhe kongresistja e New York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.

Para fjalës së presidentit Biden, edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, e cila pritet të nominohet si kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris, mbajti fjalë të shkurtër përshëndetëse.