Vdekja misterioze e njeriut që i kishte ‘strehuar’ terroristët e Banjskës, Kurti e kishte përmendur!

Në mënyrë misterioze ka vdekur Aleksandar Grbovic, bashkëpunëtor i ngushtë i Milan Radoiçiqit.
Është raportuar se ai ka vdekur në ndejën e djalit të Radojqiqit më 17 gusht, në Kopaonik.
Grbovic, i cili kohë më parë ishte kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës, ishte i përfshirë në strehimin e kriminelëve që bën agresion në Banjskë.
Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, raporton Indeksonline.
Për të ishte deklaruar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai kishte thënë se urdhri për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator, i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, pra saktësisht para tre muajve, në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”.
“Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe përdorur në Banjskë, ishin të përqendruara në këtë lokacion.
Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Millan Radoiçiq. Ndërsa drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Aleksandar Grboviq, me pseudonimin “Grba”. Ai ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i burgut të Nishit për pesë vjet, dhe kryetar i komunës së Pozhegës në vitin 2008”. /Indeksonline/