75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / k.v

Flutura kineze, kërcënim fatal për pyjet në Shqipëri (Video)

Masivet me shkurre të llojit Bush në të gjithë territorin e Shqipërisë po shkojnë drejt tharjes së plotë.

Ky fenomen po shkaktohet nga një lloj fluture e njohur si flutura kineze e cila e dëmton shkurren e llojit Bush duke konsumuar gjethet e tij duke mos i dhënë kohë të rigjenerohet. Kjo është cilësuar nga specialistët e pyjeve si një nga situatat më të trishta të natyrës dhe konkretisht të masiveve pyjore me shkurre të llojit Bush.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë është tharë nga vemjet gjatë tre vjetëve të fundit të paktën 80% e sipërfaqes totale me Bush, ndërsa në rrethin e Librazhdit janë tharë 6.500 hektarë ose e gjithë sipërfaqja që mbulohej me Bush.