Peci: Sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike, referuar kështu objektit në “Ulpianë”.
Peci ka thënë se nesër bëhet një vit nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në “Ulpianë”.
“Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?, ka shkruar Peci në Facebook.
“Bëhet fjalë për objektin në “Ulpianë”, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka pasur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit. Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, shkruan ai.